Xhaferi mban mbledhjen e parë si kryeministër: Pres që ministrat të punojnë me përkushtim NULL NULL 30.01.2024 18:08 30.01.2024 18:08 Talat Xhaferi, kryeministër i qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, më 28 janar 2024. Foto: AP Talat Xhaferi e ka mbajtur mbledhjen e parë të qeverisë si kryeministër i Maqedonisë së Veriut. Xhaferi tha se pret nga ministrat që të punojnë me përkushtim dhe interes të qytetarëve. “të gjitha sfidat para nesh do i kalojmë së bashku, në mënyrë transparente dhe profesionale”, tha Xhaferi. Ai e mori zyrtarisht detyrën të hënën më 29 janar nga paraardhësi i tij, Dimitar Kovaçeski. Xhaferi do të jetë për 100 ditë shef i qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut. Qeveria teknike do të ketë mandat që të organizojë dhe sigurojë mbarëvajtjen e rregullt të zgjedhjeve parlamentare, që do të mbahen më 8 maj. Kjo qeveri u votua pro nga 65 deputetë derisa tre ishin kundër, kurse abstenime nuk pati.