Hamasi thotë se do t’i përmbahet armëpushimit nëse Izraeli ndjek vendimin e gjykatës NULL NULL 25.01.2024 22:07 25.01.2024 22:07 Foto ilustruese. Hamas GJND-ja do të vendosë nëse do të zbatohen masat emergjente të paraqitura nga Afrika e Jugut, e cila ka ngritur një çështje gjenocidi kundër Izraelit. Ndër masat emergjente që mund të zbatohen është një armëpushim i menjëhershëm, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. Hamasi thotë se nëse gjykata nxjerr një vendim për armëpushim dhe Izraeli i bindet, ai do t’i bindet vendimit. Gjithashtu, Hamasi tha se do të lirojë të gjitha pengjet izraelitë në Gaza nëse Izraeli liron të gjithë të burgosurit palestinezë.