Gaza: Kërkohen veprime konkrete për të ruajtur shërbimet mjekësore që shpëtojnë jetë NULL NULL 25.01.2024 16:56 25.01.2024 16:56 Arkiv: Ndërtesa dhe infrastruktura e dëmtuara në Gaza më 19 janar. Foto: AFP Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) ka kërkuar veprime konkrete për të ruajtur shërbimet mjekësore që shpëtojnë jetë në Gaza. Në një deklaratë të lëshuar, KNKK thotë se vetëm dy spitale referimi po ofrojnë shërbime të avancuara mjekësore në Gaza, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. “Kompleksi Mjekësor Nasser dhe Spitali Evropian i Gazës, të dyja të vendosura në jug të Rripit të Gazës janë dy spitalet e vetme referuese që ofrojnë shërbime të avancuara kirurgjikale dhe urgjente mjekësore me kapacitete të mëdha shtrati, të cilat nuk është e mjaftueshme për të plagosurit dhe të sëmurët aktualë në Gaza”, thuhet në deklaratë.