Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

DeSantis zotohet të qëndrojë në garën presidenciale përpara zgjedhjeve parlamentare në Iowa

NULL NULL
14.01.2024 19:11
Ron DeSantis duke mbajtuar fjalim para zgjedhjeve parlamenatre në Iowa
Ron DeSantis duke mbajtuar fjalim para zgjedhjeve parlamenatre në Iowa

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis u zotua të dielën se do të qëndrojë në garën presidenciale pavarësisht një paraqitjeje të dobët në sondazhin përfundimtar të Iowa-s përpara zgjedhjeve të së hënës.

“Ne kemi një numër të madh njerëzish që janë angazhuar në grupe parlamentare dhe presim që këta të jenë njerëzit që do të dalin”, i tha DeSantis Jake CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Ne jemi këtu për një kohë të gjatë. Ne e kuptojmë që ju duhet të fitoni shumicën e delegatëve”.

Komentet e tij pasojnë publikimin e një sondazhi të Des Moines Register/NBC News/Mediacom që zbuloi se ish-presidenti amerikan, Donald Trump mbante një epërsi të gjerë ndaj konkurrentëve të tij presidencialë republikanë në mesin e kandidatëve të mundshëm GOP në Iowa.

 

 

lajme të ngjashme