Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Daçiq: Heqja dorë nga Kosova s’mund të jetë çmimi i anëtarësimit të Serbisë në BE

NULL NULL
14.01.2024 13:22
epa10570445 Serbian Foreign Minister Ivica Dacic addresses the media after a meeting with his Spanish counterpart in Belgrade, Serbia, 13 April 2023. Spanish Foreign Minister Jose Manuel Albares is on a two day official visit to Serbia. EPA-EFE/ANDREJ CUKIC

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka thënë se heqja dorë nga Kosova, nuk mund të jetë çmimi për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Si mundet BE-ja apo dikush nga Serbia të kërkojë njohjen e Kosovës, kur dihet që pesë anëtarë të BE-së nuk e njohin Kosovën, kur dikush thotë se BE-ja kërkon të njohim Kosovën, ne duhet ta pyesim atë në emër të kujt flet. Interesi ynë strategjik është të hyjmë në BE dhe ky është një tjetër prioritet i politikës sonë,”, tha Daçiq.

Ai në një intervistë për “Novosti” ka shtuar se Serbia nuk do ta njohë Kosovën, përcjell Kosovo Online.

Sipas Daçiqit, Serbia do të vazhdojë të jetë pengesë për çdo njohje ndërkombëtare të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme