Gaza: 22 mijë e 835 të vrarë, 58 mijë e 416 të plagosur NULL NULL 07.01.2024 20:38 07.01.2024 20:38 Ministria e Shëndetësisë në Gaza, tha të dielën se të paktën 22 mijë e 835 palestinezë janë vrarë dhe 58 mijë e 416 janë plagosur që nga 7 tetori. Ajo shtoi se së paku 113 njerëz janë vrarë dhe të paktën 250 janë plagosur gjatë 24 orëve të fundit. CNN ende nuk ka verifikuar në mënyrë të pavarur shifrat e publikuar nga kjo ministri, transmeton Klankosova.tv.