Spitalet mbushen pas tërmetit në Japoni, nuk raportohet për të vdekur NULL NULL 01.01.2024 14:38 01.01.2024 14:38 Si pasojë e tërmetit në Japoni nuk thuhet se ka të vdekur, ndërsa spitalet në të gjithë prefekturat e prekura po trajtojnë njerëzit e lënduar. Raportohet se stafi i spitalit po has probleme për të mbërritur në spitale pasi rrugët janë dëmtuar. Disa objekte gjithashtu duhet të kalojnë në gjeneratorë rezervë pasi energjia është ndërprerë, raporton The Telegraph, transmeton Klankosova.tv. Stafi mjekësor në një spital në qytetin e Wajima po trajton pacientët në një park makinash, ndërsa pasgoditjet vazhdojnë të tronditin zonën dhe mund të rrëzojnë spitalin.