Ukraina nis sulmet me raketa dhe dronë kundër Rusisë NULL NULL 30.12.2023 16:19 30.12.2023 16:19 sulm Ukraina ka kryer një seri sulmesh ajrore vdekjeprurëse në objektiva në Rusinë jugperëndimore gjatë 24 orëve të fundit, sipas zyrtarëve rusë. Ministria ruse e emergjencave thotë se 10 persona, përfshirë një fëmijë u vranë dhe më shumë se 40 u plagosën në qytetin e Belgorod, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Më herët, ministria ruse e Mbrojtjes tha se kishte shkatërruar dhjetëra raketa dhe dronë të lëshuar nga Ukraina. Sulmet pasojnë sulmet ruse në Ukrainë, të cilat vranë 39 persona. Këto sulme u përshkruan nga Kievi si bombardimi më i madh raketor i Rusisë në luftën deri tani kundër Ukrainës.