Italiani i kërcënoi babanë, 20-vjeçari shqiptar ndërhyn në sherr dhe e plagos rëndë NULL NULL 29.12.2023 16:22 29.12.2023 16:22 Dy shqiptarë, babë e bir, janë vënë në pranga nga policia italiane, pasi akuzohen se kanë plagosur me thikë një shtetas italian, i cili ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital. Sipas mediave italiane, 47-vjeçari italian kishte kërcënuar me thikë pronarin e lokalit shqiptarin 50-vjeçar në qytetin Ariccia, të cilit i erdhi në ndihmë në këtë konflikt djali i tij 20-vjeçar. Italiani mbeti i plagosur, pasi u godit me një thikë në gjoks dhe u transportua në spital nga dy shqiptarët. Policia është njoftuar për ngjarjen, pasi 47-vjeçari italian përfundoi në spital dhe vuri në pranga dy shqiptarët babë e bir. /a2news