Gaza: 76 anëtarë të një familjeje vriten nga sulmi izraelit NULL NULL 23.12.2023 15:03 23.12.2023 15:03 76 anëtarë të së njëjtës familjeje të madhe janë vrarë si pasojë e një sulmi izraelit në një ndërtesë të Gazës, tha një zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes Civile të Gazës. Sulmi i së premtes besohet të jetë ndër më vdekjeprurësit e luftës deri më tani, sipas Mahmoud Bassal. Ai tha se 16 kryefamiljarë nga familja al Mughrabi u vranë, si dhe gra dhe fëmijë. Midis tyre ishte Issam al Mughrabi, një punonjës i vjetër për Programin e Zhvillimit të OKB-së, gruaja e tij dhe pesë fëmijët e tyre. Më shumë se 20 mijë njerëz në Gaza raportohet se kanë vdekur që nga 7 tetori, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.