Aksident në Pejë, kamioni del nga rruga (VIDEO) NULL NULL 14.12.2023 15:08 14.12.2023 15:08 Një aksident ka ndodhur në hyrje të Pejës. Lexuesit e Klankosova.tv kanë dërguar pamje në redaksi, ku shihet se një kamion ka dalë nga rruga. Ende nuk dihet shkaktari i aksidentit, apo nëse nga ky rast ka ndonjë të lënduar. Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë për të marrë informacione lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të lajmit, nuk ka marrë përgjigje.