Arrestohen dy të dyshuar për dhunimin e një 23-vjeçareje para dy dite NULL NULL 13.12.2023 12:59 13.12.2023 12:59 Arkiv: Prokuroria Themelore e Pejës Një vajzë 23 vjeçare, shtetase e Shqipërisë, dyshohet se para dy ditëve është dhunuar në Pejë. Për këtë sot nga Prokuroria Themelore e Pejës kanë njoftuar se janë arrestuar dy persona. Sipas burimeve të televizionit, një nga të arrestuarit që dyshohet se e dhunoi vajzën me probleme mendore, është babai i një ish-deputeti të Kuvendit të Kosovës. Deri te arrestimi i tij e edhe të dyshuarit tjetër sipas Prokurorisë erdhi pas një punë intensive hetimore. Sipas zëdhënësit të kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi, viktima i është nënshtruar edhe ekzaminimit mjekësore ku është vërtetuar se e njëjta është dhunuar. Një vajzë me probleme mendore dyshohet se u dhunua në Pejë *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 20 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day