Një vajzë me probleme mendore dyshohet se u dhunua në Pejë NULL NULL 11.12.2023 08:41 11.12.2023 08:41 policia Një vajzë dyshohet se u dhunua në Pejë. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës Shkodran Nikçi. “Pas veprimeve hetimore dhe ekzaminimit mjekësor të viktimës, dyshohet se është dhunuar. Për këtë çështje janë autorizuar nga Prokurori i Shtetit, Policia e Kosovës për të ndërmarrë veprime hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personit apo personave të dyshuar, që e kanë kryer këtë vepër penale”, tha Nikçi për Klankosova.tv 23-vjeçarja raportohet se është me probleme mendore. Ajo është nga Shqipëria, dhe ishte shpallur e zhdukur që disa ditë. Rasti u zbulua pasi motra e saj erdhi para disa ditësh për ta kërkuar në Kosovë. Kjo u konfirmua edhe nga policia e Kosovës. “Nga njësitë policore në Pejë është gjetur viktima femër shtetase e Shqipërisë e cila ishte raportuar në policinë e shtetit të Shqipërisë si person i zhdukur. Lidhur me rastin e njëjta është dërguar në emergjencë për kontrollë mjekësore, ndërsa nën dyshimin se ndaj të njëjtës është kryer vepra e lartcekur me urdhër të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim në IML. Rasti është duke u hetuar./ Klankosova.tv