Tomislav Radovanoviq emërohet shef i BIA-s në Serbi NULL NULL 07.12.2023 14:35 07.12.2023 14:35 Tomislav Radovanoviq, ish-shefi i Shërbimit për Metodat Speciale të Hetimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA). Siç raportojnë mediat e Beogradit, Radovanoviq ka punuar për shumë vite në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë. Ai kaloi disa kohë në Francë si atashe policie dhe më pas u emërua shef i Shërbimit për Metodat Speciale të Hetimit në departamentin e policisë kriminale. Radovanoviq më pas erdhi në pozitën e shefit të teknologjisë në agjencinë BIA. Aleksandar Vulin dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të BIA-s në fillim të muajit nëntor. Ai në një prononcim për media ka thënë se ShBA-ja dhe BE-ja po e kërkojnë kokën e tij si parakusht për të mos vendosur sanksione ndaj Serbisë. /Klankosova.tv