Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pistorius do të lirohet nga burgu në janar – 11 vjet pas vrasjes së të dashurës

NULL NULL
24.11.2023 13:31
oscar pistorius reeva steenkamp

Ish-kampioni paraolimpik, Oscar Pistorius, do të lirohet nga burgu në janar, gati 11 vjet pasi vrau të dashurën e tij.

Ai qëlloi Reeva Steenkampin në ditën e Shën Valentinit 2013 në shtëpinë e tij në Pretoria, Afrika e Jugut dhe se qëlloi me armë përmes një dere të banjës pasi e ngatërroi atë me një ndërhyrës në orët e hershme të mëngjesit.

37-vjeçarit i është dhënë lirimi me kusht nga 5 janari, tha departamenti i shërbimeve korrektuese të Afrikës së Jugut.

Lirimi me kusht do të zgjasë deri më 5 dhjetor 2029 dhe ai do t’i nënshtrohet kushteve deri në përfundimin e tij.

Pistorius nuk do të jetë në gjendje të largohet nga zona e tij e Pretorias pa leje, duhet të marrë pjesë në një program për menaxhimin e zemërimit dhe do të bëjë shërbimin e komunitetit.

“Lirimi me kusht nuk do të thotë fundi i dënimit. Është ende pjesë e dënimit”, tha zëdhënësi i burgjeve Singabakho Nxumalo.

“Kjo do të thotë vetëm se i burgosuri do ta përfundojë dënimin jashtë një institucioni korrektues”.

oscar pistorious

Nëna e Steenkampit reagoi ndaj lirimit me kusht duke këmbëngulur se Pistorius vrau qëllimisht vajzën e saj.

“Fëmija im më i dashur ka qarë për jetën e saj… Besoj se ai e dinte se ishte Reeva”, tha ajo në një deklaratë.

Ish-atleti pritet të qëndrojë për të kaluar lirimin me kusht në rezidencën e xhaxhait të tij në një periferi të pasur – në të njëjtin vend ku ai qëndroi gjatë gjyqit.

Ai gjyq u transmetua në televizion në një “flakë” publiciteti – dhe u bë tituj gazetash në mbarë botën.

Prokuroria argumentoi se vrasja ishte e paramenduar dhe se ai qëlloi të dashurën e tij modele pasi ajo iku në tualet pas një sherri që patën së bashku.

lajme të ngjashme