BE-ja thotë se nuk ka prova se nga ndihma e tyre për palestinezët ka përfituar Hamasi NULL NULL 21.11.2023 18:24 21.11.2023 18:24 Foto ilustruese. Hamas Komisioni Evropian tha se ka bërë një rishikim të ndihmës së tyre për zhvillimin e palestinezëve, ku aty kuptuan se nuk ka asnjë provë që fondet shkojnë për Hamasin. KE-ja shtoi se programi i tyre do të vazhdojë pa asnjë vonesë, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv. “Rishikimi nuk gjeti indikacione se nga paratë e BE-së kishte përfituar drejtpërdrejt ose tërthorazi organizata terroriste Hamas”, tha zëvendëspresidenti ekzekutiv i Komisionit, Valdis Dombrovskis.