Izraeli pretendon se e ka vrarë kreun e operacioneve ajrore të Hamasit NULL NULL 28.10.2023 08:31 28.10.2023 08:31 Ushtria izraelite ka thënë se ka vrarë njeriun që dyshohet se komandonte luftëtarët e Hamasit. Lajmin e kanë bërë të ditur në platformën “X”, ku thanë se brenda natës, avionët luftarakë të Ushtrisë së Izraelit goditën Asem Abu Rakaba, kreun e grupit ajror të Hamasit. “Abu Rakaba ishte përgjegjës për UAV-të e Hamasit [mjetet ajrore pa pilot], dronët, paragliderët, zbulimin ajror dhe mbrojtjen. Ai mori pjesë në planifikimin e masakrës së 7 tetorit dhe komandonte terroristët që u infiltruan në Izrael me paraglidë dhe ishte përgjegjës për sulmet me dron”, tha ushtria izraelite, transmeton Klankosova.tv. Kujtojmë se mbrëmë Izraeli ka nisur një operacion të gjerë në Gaza, ku është raportuar se qytetarët palesitenzë kanë mbetur pa energji elektrike dhe i janë shkëputur të gjitha mjetet e komunikimit.