Specialja nuk e liron Nasim Haradinajn NULL NULL 17.10.2023 13:04 17.10.2023 13:04 Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Nasim Haradinaj, nuk do të lirohet nga burgimi. Kjo u bë e ditur nga ana Dhomave të Specializuara. Specialja e ka publikuar vendimin për moslirimin e Haradinajt. Në arsyetim thuhet se ish-numri dy i OVL UÇK-së, duhet ende që ta përmirësojë sjelljen e tij. Aty përmendet se ka precedentë disiplinorë në Njësinë e Paraburgimi. ” Për këtë arsye Kryetarja urdhëroi Administratoren që të paraqesë raport në lidhje me sjelljen e Haradinajt në NJP në të ardhmen brenda një periudhe të caktuar në kontekst të vendimit mbi modifikimin e dënimit të tij”, thuhet në vendim. Vendimin e plotë mund ta gjeni KËTU