Gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij një person në Gjakovë NULL NULL 17.10.2023 08:32 17.10.2023 08:32 Një person është dje gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Ganimete Terbeshi” në Gjakovë . Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se viktima ishte gjetur nga vëllai i tij. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Klankosova.tv