Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për krime lufte ndaj popullatës civile NULL NULL 16.10.2023 16:29 16.10.2023 16:29 Foto: Arkiv Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur një muaj paraburgim ndaj Sh.L. për veprën penale “Krim i luftës kundër popullatës civile”. Në njoftimin e gjykatës thuhet: “Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në harmoni me nenin 184 paragrafi I nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1 dhe 1.2.2 të KPPRK-së, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Krim i luftës kundër popullatës civile”. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Klankosova.tv