Shefi i ushtrisë serbe tregon se çfarë urdhri ka marrë më 24 shtator NULL NULL 04.10.2023 11:37 04.10.2023 11:37 Shefi i Shtabit të ushtrisë serbe Milan Mojsiloviq, ka treguar se çfarë urdhër kishte marrë ushtria që ai drejton, më 24 shtator kur ndodhi agresion i Serbisë në Kosovë, me ç’rast u vra polici Afrim Bunjaku. Mosilloviq tha se në mëngjesin e 24 shtatorit filluan të vijnë informacione për ngjarjet e të lënduarit. I pari i ushtrisë theksoi se u vendos kontakti me komandën e KFOR-it, u thirr një mbledhje, ku morën pjesë ministri i Mbrojtjes dhe drejtorët e agjencive, shkruan RTS përcjell Klankosova.tv “Të kontrollohet plotësisht Zona e Sigurisë Tokësore dhe të sigurohet linja administrative me dislokim parandalues me kapacitet të plotë nga Forcat e Armatosura të Serbisë. Ky është urdhri që Forcat e Armatosura të Serbisë e kanë marrë më 24 shtator”, tha ai. Milan Mojsilloviq, shtoi se urdhri nuk është i pazakontë dhe është në përputhje me ngjarjet në terren, me atë që kemi parashikuar, se kriza mund të kalojë dhe të përshkallëzohet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Alarmi për bombë, gazetari Gajtani jep detaje për situatën e sotme në Kuvend (VIDEO) 11 minuta më parë
Kosova Ambasadori Dugolli takohet me Sekretarin Rubio në festën e Pavarësisë së ShBA-së 25 minuta më parë
Kosova Lladrovci: Zjarri në Gjergjicë përbën rrezik, në Golesh është me intensitet më të ulët 30 minuta më parë