Fortesa Orana rrëmben dy medalje të arta në “Basel Open” NULL NULL 17.09.2023 12:21 17.09.2023 12:21 Karateistja Fortesa Orana e ka rrëmbyer medaljen e artë në dy kategori në turneun “Basel Open”. Orana gjatë së shtunës triumfoi në kategorinë individuale “+68 kilogramë” dhe në kategorinë “Open Master 2023”. “Jam shumë e lumtur për këto dy tituj (medalje te arta)”, shkroi Orana. “Falenderimi padyshim i takon Zotit dhe familjes time te cilet jane mbeshtetja ime me e madhe”. “Çdo sukses timin ia dedikoj nënës time, e cila eshte motivi i jestes time. Jam e bekuar qe te kam ty Nënë!”.