Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nice e mposht PSG-në pas 14 vjetësh

NULL NULL
15.09.2023 22:58

Nice e ka befasuar Paris Saint-Germainin, duke e mposhtur me rezultat 3-2, në kuadër të xhiros së pestë në Ligue 1.

Terem Moffi realizoi golin e parë në ndeshje në minutën e 21’. Vetëm tetë minuta më vonë Kylian Mbappe barazoi shifrat 1-1. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Gaetan Laborde, e dërgoi në epërsi edhe njëherë Nicen, në minutën e 53’.

Ndërkohë, Moffi doli edhe njëherë tjetër në skenë për ta vulosur fitoren, për shifrat 3-1.

Krejt në fund, Mbappe e ngushtoi epërsinë me një gol në minutën e 87’, për rezultatin final 3-2.

Kështu Nice e mposht skuadrën e Parisit për herë të parë pas 14 vjetësh.

Nice pas fitores renditet në vendin e dytë me nëntë pikë, teksa PSG-ja në pozitën e tetë me tetë pikë. /Klankosova.tv.

lajme të ngjashme