Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ministri proamerikan lë Kurtin, jo edhe lobimin për Kosovën (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Sinani 29.08.2023 20:28

Nga pozita dha dorëheqje, por nga fushata që e nisi sa udhëhiqte dikasterin e mbrojtjes, jo.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, prapë po kërkon që të lobohet për Kosovën që të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare, raporton Klan Kosova.

Kësaj here, në një postim në rrjete sociale, ai ka kërkuar nga të gjitha shtresat e shoqërisë të lobojnë për shtetin e Kosovës që të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare.

Tutje në postimin e tij u tha që pesë shteteve të Bashkimit Evropian (BE) t’i tregohet e “vërteta e Kosovës”.

Mehaj ka kërkuar nga qytetarët të vendosin në profilet e rrjeteve sociale dy “hashtag”: #KosovoInNato dhe #KosovoInEU.

Një kërkese të tillë por edhe asaj për t’u krijuar një bazë amerikane ushtarake në Kosovë, vitin e kaluar i ishin përgjigjur pozitivisht shumë qytetarë.

Bile, për 24 orë, në Twitter e Facebook ajo ishte shkruar mbi 2200 herë.

Kërkesa e Mehajt kaloi kufijtë, derisa mori vëmendje botërore. Për të shkruan edhe mediat e huaja.

lajme të ngjashme