Gjilan: I riu me trotinet goditet ngra vetura e policisë NULL NULL 09.08.2023 10:25 09.08.2023 10:25 Një i mitur i cili po lëvizte me trotinet është goditur nga vetura e policisë. Rasti ka ndodhur në Gjilan, gjatë ditës së martë. Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. “Viktima me urgjencë është dërguar në Spitalin rajonal në Gjilan dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.Ndërsa, rrethanat rreth këtij rasti po hetohen nga ana e hetuesve të komunikacionit rrugor Gjilan”, tha Hashani për Klankosova.tv