Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fluturojnë këmbësorët pas goditjes nga vetura, policia po e trajton rastin si “Vrasje në tentativë” (VIDEO)

NULL NULL
07.08.2023 22:28

Dy persona janë goditur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm nga një veturë.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci, potencoi se rasti është duke u cilësuar “Vrasje në tentativë”.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, në rrugën “Dervish Çollaku” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur për dy persona të lënduar të cilët kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, u shpreh Borovci.

“Ndëridhur me ngjarjen me autorizimin e prokurorit të shtetit, policia  ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Vrasja në tentativë””.

Ai theksoi aktualisht se policia ka ngritur dyshimet për një veturë të dyshuar me targë të huaj, ndërkaq po vijon puna policore për identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarit kryesor.

lajme të ngjashme