Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lideri opozitar rus dënohet me 19 vjet burgim, ShBA-ja kërkon lirimin e tij, thotë se akuzat janë politike

NULL NULL
04.08.2023 18:19

Udhëheqësit të opozitës ruse, Alexei Navalny, i është dënuar me 19 vjet burg, në një gjyq në një koloni të largët penale.

Gjykata në Rusi ka marrë vendim që udhëheqësin e opozitës, Alexei Navalny, të dënohet më 19 vjet burgim, pasi i njëjti u shpall fajtor për themelimin dhe financimin e një organizate ekstremiste.

Që nga burgimi i tij në vitin 2021, Navalny është mbajtur në një burg të larët i cili është 240 kilometra në lindje të Moskës, konkretisht në qytetin Melekhovo.

Procedurat gjyqësore u zhvilluar në një sallë burgu, e cila u improvizua si sallë gjyqi për kritikun më të zëshëm të Kremlinit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Në një mesazh të postuar në mediat sociale përpara vendimit, Navalny shprehu besimin e tij se do t’i jepej një burg i stilit “stalinist” i krijuar për të frikësuar kundërshtarët e tjerë të mundshëm.

Për dënimin ndaj Navalnyt, ka reaguar edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili tha se “ShBA-të e dënojnë burgimin e liderit të opozitës për akuza të motivuara politikisht”.

“Kremlini nuk mund ta heshtë të vërtetën. Navalny duhet të lirohet”, tha Blinken.

lajme të ngjashme