Elvana Gjata e “dridh” stadiumin e kombëtarës (VIDEO) NULL NULL 23.06.2023 00:23 23.06.2023 00:23 Këngëtarja e njohur Elvana Gjata, e ka mbajtur një koncert madhështor. Me hitet e saja, ajo e ka “dridhur” stadiumin e kombëtares “Air Albania”. Elvana i bëri të gjithë fansat e saj të kërcejnë me atmosferën elektrizuese. Mijëra fansa të artistes patën mundësinë të shohin një shfaqje të paparë më herët në Shqipëri. Një pjesë të performancës e ndau edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.