I vazhdohet mandati EULEX-it deri në vitin 2025 NULL NULL nga Hekuran Sokoli 06.06.2023 14:35 nga Hekuran Sokoli 06.06.2023 14:35 Këshilli i Bashkimit Evropian ia ka vazhduar mandatin misionit të BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) deri më 14 qershor të vitit 2025. Vendimi për zgjatjen e mandatit është publikuar në faqen zyrtare të BE-së, raporton Klan Kosova. “Në kontekstin e rishikimit strategjik të EULEX-it në KOSOVË, Komiteti Politik dhe i Sigurisë (KPS) u pajtua që misioni EULEX të zgjatet deri më 14 qershor 2025”, thuhet në dokumentin zyrtar. “KPS-ja gjithashtu u pajtua që, përveç vazhdimit të zbatimit të detyrave, EULEX duhet të ndihmojë autoritetet e zbatimit të ligjit të Kosovës në zhvillimin e kapaciteteve të tyre për të shkëmbyer informacione me homologët rajonalë dhe ndërkombëtarë në fushën e ndihmës juridike dhe bashkëpunimit në çështjet penale”. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. klankosova.tv