Foo Fighters konfirmon bateristin e ri NULL NULL 22.05.2023 09:18 22.05.2023 09:18 Foo Fighters e kanë konfirmuar Josh Freesen si baterist të ri të turneve. Lajmi u bë i ditur gjatë transmetimit onlajn të Foo Fighters: Preparing Music For Concerts, teksa bendi po përgatitet për turneun e tyre të rikthimit. Freese do ta zë vendin e bateristit të ndjerë, Taylor Haëkins, i cili vdiq nga mbidoza e drogës vitin e kaluar. Emra të tjerë që ishin përfolur se do ta zinin vendin e Haëkinsit kishin qenë Rufus Taylor, djali i legjendës së Queen, Roger Taylorit, si dhe Matt Cameroni i Pearl Jam, mirëpo të dy i kishin mohuar këto spekulime.