Dorëhiqet zëvendësguvernatorja e BQK-së NULL NULL 15.05.2023 15:41 15.05.2023 15:41 Nora Latifi-Jashari, është dorëhequr nga pozita e zëvëndësguvernatores së Bankës Qendrore të Kosovës. Kjo u bë e ditur nga BQK, nëpërmjet një njoftimi. Në njoftim thuhet se Latifi -Jashari e ka liruar pozitën më 15 maj për shkak të angazhimeve profesionale e kontraktuale. “Ky veprim nuk e cenon në asnjë mënyrë vazhdimësinë e përmbushjes së objektivave të BQK-së, pasi Bordi Ekzekutiv mbetet funksional deri në plotësimin e pozitave të rregullta të anëtarëve të Bordit Ekzekutiv sipas Ligjit të BQK-së. Për më shumë znj. Latifi Jashari vazhdon kryerjen e detyrave si anëtare joekzekutive e Bordit të BQK-së”, thuhet në njoftim përcjell Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS