Lojtari i hokejit i thyen katër dhëmbë kundërshtarit (VIDEO) NULL NULL 26.12.2015 10:47 26.12.2015 10:47 Në ndeshjen e hokejit mbi akull në mes të Pantherns dhe Senators të cilën e fituan të parët me rezultatin 2:1, më së keqi e ka pësuat lojtari Jaromir Jagr. Ai është goditur nga kundërshtari me shkop, ndërsa ka mbetur me katër dhëmbët e thyer. Vet ky më pas ka postuar në rrjetin social Twitter ku është tallur duke kërkuar nga Babadimri që t’ia sjell katër dhëmbët e humbur për Krishtlindje. “Do të mësohem tash se si të ha, së paku nuk do të mund të shtoj peshë kështu”, ka thënë Jagr. E hokeisti i Senators, Chaisson që ka goditur Jagr ka kërkuar falje për gjestin e tij duke thënë se nuk ka qenë aspak i qëllimshëm dhe Jagr e ka përshkruar si një legjendë. Të dy këta tre vite më parë kanë qenë bashkëlojtar në Dallas Stars, transmeton Klan Kosova.