FFK organizon kursin për licencën C NULL NULL nga Naim Selmani 20.04.2023 17:36 nga Naim Selmani 20.04.2023 17:36 Federata e Futbollit e Kosovës organizon kursin për trajnerë të Licencës C (UEFA C), në bashkëpunim me platformën unike të mësimdhënies dhe mësim nxënies Edubreak. Kursi do të organizohet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, ku do të mbahen ligjëratat dhe stërvitjet. Ligjëratat dhe stërvitjet mbahen nga e hëna në të premten përcjell klankosova.tv. Pjesëmarrja e plotë është obligative dhe nuk do të këtë nevojë për akomodim apo fjetje. Numri maksimal i pjesëmarrësve për ketë kurs do të jetë 24. Kandidatët e interesuar duhet të kenë Laptop/Desktop dhe lidhje në internet. Kursi është 200 €. Kursi do të fillojë nga data 08.05.2023. Federata e Futbollit të Kosovës i ka zbuluar edhe kriteret për pjesëmarrje në Kursin për Licencën C: Aplikacionet dhe formularët e regjistrimit të FFK-së të plotësuara (shkarko këtu) • Dy foto (dimensionet e pasaportës) • Certifikata shëndetësore( jo më e vjetër se gjashtë muaj) • Dëshmi që ai/ajo nuk është dënuar dhe nuk është nën hetime për ndonjë vepër penale • Dëshmi mbi edukimin (së paku diploma e shkollës së mesme) • Minimumi i moshës së kandidatit duhet të jetë 18 vjet.