Ballkani fiton, Drita barazon NULL NULL 16.04.2023 17:06 16.04.2023 17:06 Të dielen u luajtën dy ndeshje interesante në Superligën e Kosovës në futboll. Kampioni në fuqi Ballkani, arriti një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Drenicës. Skuadra nga Suhareka, triumfoi me rezultat 0:1, me golin e Edvin Kuq. Ekipi i Ilir Dajës, gjendet aktualisht në vendin e parë me një pikë më shumë se Drita që nuk arriti më shumë se një barazim me Dukagjinin. Ekipi nga Gjilani luajti pa gola 0:0 ndaj skuadrës nga Klina. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.