Murati: Në vitin 2022 janë shtuar mbi 7 mijë vende pune NULL NULL 08.04.2023 17:04 08.04.2023 17:04 Hekuran Murati, minister i Financave Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se në vitin 2022 janë shtuar 7 mijë e 48 vende pune në sektorin e prodhimit dhe përpunimit. Sipas Muratit, Pakoja e Ringjalljes Ekonomike ka mbështetur prodhuesit në masa si furnizimi me energji elektrike të subvencionuar, disa herë më lirë se rajoni, shtimi i kapitalit në Fondin për Garanci Kreditore e mbulimin e tarifave për garantimin e kredive. “Ka edhe shumë veprime tjera mbështetëse siç janë lehtësimi i procedurave e barrës administrative përmes dixhitalizimit, apo edhe luftimi i kontrabandës e informalitetit”, tha Murati, transmeton Klankosova.tv. Tutje, ai tha se po ecin gradualisht por sigurt drejt një ekonomie të qëndrueshme. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.