Mjekët tregojnë se çka i pengon fëmijët që të hanë ushqim NULL NULL 08.04.2023 13:50 08.04.2023 13:50 Foshnja Koha e ushqimit mund të jetë stresuese kur keni një fëmijë. Gigi Tadros, eksperte e gjuhës së foshnjave nga ShBA-ja, tha se fluskat në buzët e fëmijës, bëjnë që ai të mos mund të hajë. Pengesë tjetër mund të jetë lidhja e gjuhës, që nënkupton se është vendi ku rripi i lëkurës që lidh gjuhën e fëmijës me pjesën e poshtme të gojës është më i shkurtër se zakonisht, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv. “Këto fluska të buzëve janë një nga shenjat e shumta që mund të tregojnë kufizime orale. Buzët bëhen vula kryesore për të marrë qumështin që u nevojitet. Ju mund të shihni një fluskë tëmadhe në mes të buzës së sipërme, ose shumë të vogla, që zbardhën menjëherë pas ushqimit”, shpjegoi ajo. Ajo gjithashtu ka treguar edhe disa simptoma që mund t’i ketë fëmijë nëse ka fluska të tilla, siç është mos shtimi i peshës, tek foshnjat frustrimi në gji dhe refleksi i ndjeshëm i gojës. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.