Itali: Tentoi ta vriste gruan dhe inskenoi ngjarjen, 9 vjet burgim për shqiptarin NULL NULL 09.03.2023 12:50 09.03.2023 12:50 Carabinieri Nëntë vjet burgim për 46-vjeçarin me origjinë shqiptare. Ai akuzohet se kishte tentuar ta vriste gruan e tij duke e goditur tre herë me thikë. Ngjarja ka ndodhur në shkurtin e vitit 2020 në Itali. Rasti ishte denoncuar nga ana e djalit të tyre të mitur, duke iu thënë policisë: “Hajdeni se babi po e godet mamin”. Gruaja në deklaratën e saj kishte thënë se kjo kishte qenë një aksident. “Po gatuaja dhe kisha një thikë në dorë. Ai më goditi në krah. Ajo që ndodhi ishte aksident”, tregoi ajo. Derisa i autori i ngjarjes kishte deklaruar se ishte sulmuar nga një person i armatosur. “U sulmova në rrugë nga një burrë i armatosur, teksa isha duke ecur me gruan time. Sulmuesi goditi me thikë gruan, duke tentuar të grabisë çantën e saj”, kishte thënë ai. Por, deklarimet e shqiptarit nuk u morën për bazë. Sipas mediave italiane, u zbulua se deklarimet e tij ishin të rreme, pasi gruaja kishte marrë plagë në turp/ Klankosova.tv Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.