Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Djali ka nevojë të urinojë, ndërpret dasmën e prindërve (VIDEO)

NULL NULL
21.12.2015 11:30

Një çift australian ishte gati për të thënë “Pranoj” kur djali i tyre 3-vjeçar Hudson kishte një kërkesë shumë të rëndësishme: “Kam nevojë  të urinoj”.

“Ne ishim gati për të thënë betimet tona, kur ai na ndërpreu, kur flasim për kohën e përsosur!” tha nusja Hannah Lienert për Huffington Post.

Leinart tha se ajo kishte planifikuar “çdo detaj të vogël” të dasmës qysh nga tetori i vitit 2015 por duket se ka disa gjëra që ju nuk mund të kontrolloni – si një pushim për banjo shumë të nevojshëm, transmeton Klan Kosova.

“Ne padyshim kemi harruar një “para ceremoni” të shkuarjes në tualet” tha ajo.

1

Fatmirësisht, motra e dhëndrrit – “Halla Gem”, – ishte atje për të ruajtur ditën. Ajo e dërgoi Hudson në banjo dhe u kthye në kohë për të dëgjuar betimet e të vëllaut.

Të sapomartuarit kanë qenë së bashku për gati gjashtë vjet dhe u fejuan në prill të vitit 2014. Ata kanë dy djem, Hudson dhe vëllain e tij 1-vjeçar, Austin.

Ndërprerja e Hudson nuk e shkatërroi ditën e bukur të posamartuarve në fakt, Hannah  tha se kjo ndodhi e bëri në ceremoninë “të paharrueshme”.

5

4

3

“Kjo e ka bërë me të vërtetë  një moment të paharrueshëm, dhe unë jam e sigurt se pamjet do ti mbesin kujtime shumë të bukura Hudson. Dita e dasmës ishte e jashtëzakonshme dhe ne shijuam çdo moment” ka thënë Hannah.

 

lajme të ngjashme