Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

FC Prishtina proteston “pazakonshëm” për golin e parregullt që u numërua ndaj tyre javën e kaluar

NULL NULL
nga Emanuell Syla 18.02.2023 13:58

Skuadra e Prishtinës ka bërë një fotografi interesante, ato që bëhen zakonisht kur përballen dy skuadra, porse kjo e të shtunës ishte pak më ndryshe e prishtinasve.

Ata po përballen me Ferizajn në Ferizaj në kuadër të Superligës, ndërsa për atë që ndodhi ndaj Dukagjinit, ku gjyqtari Mentor Ajeti gaboi duke pranuar gol të parregullt të Dukagjinit ndaj Prishtinës, në fotografi disa kanë mbyllur gojën, disa sytë e disa veshët.

Kjo është mënyra e tyre e protestës ndaj dëmtimit që ju bë në ndeshjen Dukagjini – Prishtina.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.