Ashakalinjtë festojnë ditën e flamurit (VIDEO) NULL NULL nga Agnesa Sahiti 15.02.2023 20:25 nga Agnesa Sahiti 15.02.2023 20:25 Të mërkurën në Ferizaj u shënua përvjetori i Ditës së Flamurit të Ashkalinjëve. Aty u mblodhën ashkalinj nga qytete të ndryshme për të festuar me muzikë e valle. Kryetar i Këshillit Organizativ, Artan Asllani, tha se flamuri simbolizon lirinë dhe mban respekt e nder të madh në zemrat e çdo qytetari të komunitetit, njofton Klan Kosova. Nga Komuna e Ferizajt që janë bashkorganizator të kësaj ngjarje thonë se qyshmoti ashkalinjtë janë pjesë e udhëheqësisë lokale. Në emër të ministrit Armend Mehaj, që ishte i pranishëm, festën e uroi vartësi i tij Asllan Kryeziu. Ndërkohë nga këtu pati edhe urime për Ditën e Pavarësisë së Kosovës që shënohet më 17 shkurt. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.