Vdes 62-vjeçari si pasojë e aksidentit në aksin rrugor Gjirokastër-Çajup NULL NULL 30.01.2023 08:05 30.01.2023 08:05 Një 62-vjeçar ka humbur jetën të dielën pasdite, pas një aksidenti në aksin rrugor Gjirokastër-Çajup rreth orës 16:45. Viktima i identifikuar si F. M., 62 vjeç, banues në fshatin Erind të Gjirokastrës dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova. Ai është transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër, por ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra. “Rreth orës 16:45, në aksin rrugor Gjirokastër-Çajup, në vendin e quajtur “Erind”, shtetasi F. M., 62 vjeç, banues në fshatin Erind, Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Shtetasi F. M. është transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër por ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra“, sipas policisë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. klankosova.tv