7 tërmete regjistrohen në Shqipëri brenda natës NULL NULL 14.01.2023 08:06 14.01.2023 08:06 Shqipëria është përfshirë nga një “breshëri” tërmetesh me epiqendër në zonën e Klosit. Nga ora 20:30 e mbrëmjes së djeshme deri në orën 06:36 të mëngjesit të sotëm janë regjistruar 7 tërmete, shkruan Abc News, përcjell Klankosova.tv. Tërmetet kanë qenë të lehtë duke filluar nga 2 deri në 3.5 rihter. Lëkundjet janë ndjerë në Dibër dhe në Tiranë, por nga informacionet e marra nga Abc News, nuk kanë shkaktuar dëme.