Lëshohen dy satelitë të Shqipërisë në hapësirë (VIDEO) NULL NULL 03.01.2023 18:11 03.01.2023 18:11 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se janë lëshuar në hapësirë dy satelitë shqiptarë, Albania 1 dhe Albania 2. Rama ka postuar një video në Facebook ku shihet lëshimi i raketës Falcon 9, i cili po transportonte për në hapësirë edhe këta satelitë. “Ja dhe kjo, u tha, u bë. Sapo është lëshuar nga Cape Canaveral, Florida raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët tanë, Albania 1dhe Albania 2”, ka shkruar Rama në Facebook.