Sot në veri mbahet protestë e organizuar nga Lista Serbe, me tri kërkesa NULL NULL 06.11.2022 07:41 06.11.2022 07:41 Sot në veri të Mitrovicës do të mbahet një protestë e organizuar nga Lista Serbe, e cila është planifikuar të mbahet nga ora 12:00. Siç tha dje për Klankosova.tv Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Famir Sheholli, në protestë pritet të paraqiten tri kërkesa”. “Tash nesër (sot) është një protestë masive në veri. Ata do t’i kenë tri kërkesa; Kërkesa për të anuluar vendimin për targa, kërkesa për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe kërkojnë që një marrëveshje që e quajnë atë të Brukselit për vendosjen e një komandanti serb në veri, me miratimin e katër komunave serbe”, deklaroi Sheholli. Lista Serbe dje tha se ka vendosur të largohet nga institucionet kosovare, çka ende nuk e kanë bërë zyrtarisht. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 12 orë më parë