Guvernatori Mehmeti pret në takim përfaqësues të bizneseve izraelite NULL NULL 27.10.2022 15:07 27.10.2022 15:07 Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim përfaqësues të bizneseve izraelite, me në krye drejtoreshën ekzekutive, Ronit Hasin Hochman. Në fokus të këtij takimi ka qenë gjendja e sistemit financiar dhe zhvillimet makroekonomike në vend, transmeton KlanKosova.tv. Hochman është shprehur falënderuese për informatat që i janë dhënë. Pas kësaj ajo ka shprehur vullnetin për bashkëpunim me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe sektorët tjerë, si siguria nga sulmet kibernetike.