I riu shtyp me makinë 34-vjeçarin (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 20.10.2022 20:39 nga Qendresa Sinani 20.10.2022 20:39 Për pauzë disa minutëshe u largua nga marketi ku punonte. Por, Arban Sopjani nuk u kthye më aty. Ai u godit për vdekje nga një veturë, vonë të mërkurën, në Hajvali. 34-vjeçarin e goditi një i ri, i cili nuk posedonte patentë shofer. Ky i fundit menjëherë u arrestua nga policia. Familja kanë hapur të pamën për të birin që la pas vetes gruan e një vajzë, ndërkaq për shkak të gjendjes emocionale nuk pranuan të flasin për rastin tragjik. Të njëjtit thanë se nuk e njohin as shoferin që shkaktoi aksidentin, sipas dëshmitarëve, nga shpejtësia e madhe. Banorët thanë se ky është rasti i tretë me fatalitet që ndodh në magjistralen Prishtinë-Gjilan për këtë vit, derisa varrimi i të ndjerit do të bëhet të premten, pas faljes së xhumasë.