Bie VV-ja, shtohet pak PDK-ja, dyfishohet LDK-ja (VIDEO) NULL NULL nga Arjeta Sinani 08.07.2022 20:12 nga Arjeta Sinani 08.07.2022 20:12 Shumë qytetarë, që deri në shkurtin e 2021-ës, kishin votuar partitë që kishin provuar pushtetin, vitin e kaluar ndërruan mendje. Votën ia dhanë Lëvizjes Vetëvendosje që e vendosën atë në pozitën e parë me mbi 50 për qind, larg nga subjektet tjera. Por, pa kaluar shumë kohë një përqindje goxha e madhe ndryshoi qëndrim. Kështu thotë një sondazh i realizuar me 1.050 qytetarë, i cili u prezantua mbrëmë në “Rubikon”, që tregoi se arsyeja se pse më 31.5 për qind nuk e përkrahin LVV-në është se kjo parti nuk i përmbushi pritshmëritë e tyre, derisa 41.4 për qind janë të gatshëm t’i kthehen atyre të mëparshmeve. 16.6% për qind janë shprehur të dëshpëruar me qeverisjen aktuale. Kurse sa i përket politikanëve më e pëlqyera doli presidentja Vjosa Osmani pasuar nga kryeministri Albin Kurti, pastaj nga kryetarët e partive opozitare – Memli Krasniqi i PDK-së, Lumir Abdixhiku i LDK-së dhe i fundit është kreu i AAK-së Ramush Haradinaj.