Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KOK dhe 26 komuna shënojnë nesër Ditën Olimpike 2022

NULL NULL
16.06.2022 23:34

Komiteti Olimpik i Kosovës shënon nesër (e premte) Ditën Olimpike 2022, njëherit përmbyllë Javën Olimpike, të nisur që nga 13 qershori.

Aktivitetet do të mbahen në 26 komuna, ndërsa aktivitetet kryesore mbahen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, prej orës 9:00 dhe 16:30, transmeton Klankosova.tv.

Në hapje marrin pjesë edhe ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, Hajrullah Çeku, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe drejtues të Komunës së Prishtinës.

Në mëngjes qindra fëmijë të klasave të gjashta do të zhvillojnë aktivitete, kurse pasdite fëmijët e klasave të pesta.

lajme të ngjashme