Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zyrtare: Rahoveci përforcohet me Ivan Koljeviqin

NULL NULL
25.02.2022 21:35

Klubi i Basketbollit Rahoveci ka njoftuar se ka nënshkruar me fundorin Ivan Koljeviq.

Këtë e ka bërë të ditur klubi nga Rahoveci, përmes një postimi në Facebook, njofton Klankosova.tv.

“Sot është bërë edhe zyrtarizimi i marrëveshjes ndërmjet klubit tonë dhe fundorit malazez Ivan Koljeviq”, thuhet në njoftimin e klubit.

Malazezi ka një eksperiencë të madhe në basketbollin ndërkombëtar dhe atë kosovar, ndërsa skuadrës sonë i është bashkuar pas paraqitjeve të mira me skuadrën nga Prizreni.

Ivan Koljeviq, në dy sezonet e kaluara në superligën e Kosovës, është paraqitur me mesatare prej 20 pikëve, 9 asiste dhe 5 kërcime.

Njëkohësisht, bordi i KB Rahovecit, me anë të marrëveshjes së dyanshme, ka liruar nga skuadra fundorët amerikanë Cavon Baker, Deshawn Wilson Jr., alon Tyheim Mornoe dhe qendrën Jervon Pressley.

lajme të ngjashme