Trump e quan lëvizjen e Putinit ‘gjeniale’ NULL NULL 22.02.2022 22:37 22.02.2022 22:37 Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka quajtur “gjeniale” urdhrat e Vladimir Putinit për dërgimin e trupave në Ukrainë. Duke u paraqitur në një emision radiofonik të krahut të djathtë, Trump u pyet për përgjigjen e presidentit Biden ndaj dërgimit të forcave ushtarake të Putinit në Ukrainë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. “Unë hyra dje dhe aty ishte një ekran televiziv dhe thashë: ‘Ky është gjenialitet'”, tha Trump. “Putini deklaron një pjesë të madhe të Ukrainës – të Ukrainës. Putin e deklaron atë si të pavarur. Oh, kjo është e mrekullueshme. Pra, Putini tani po thotë: ‘Është e pavarur’, një pjesë e madhe e Ukrainës”. “Unë thashë, ‘Sa i zgjuar është?’ Dhe ai do të hyjë dhe do të jetë një paqeruajtës. Kjo është forca më e fortë e paqes… Ne mund ta përdorim atë në kufirin tonë jugor”. Ish-presidenti republikan vazhdoi të lavdërojë Putinin më vonë, duke përçmuar pasardhësin e tij. “Duhet të thuash se është shumë e zgjuar. Dhe e dini cila ishte përgjigja nga Biden? Nuk pati asnjë përgjigje”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy aksidente sonte në kryeqytet, njëri në "Veternik" e tjetri në "Kodrën e Trimave" (VIDEO) 04/07/2025